Prej sot elaborate gjeodezike falas për të prekurit nga vërshime

Shkupi

Prej sot elaborate gjeodezike falas për të prekurit nga vërshime

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 10:29
Foto nga vështimet në Shkup

Agjencia për kadastër prej sot fillon të përpunojë elaboratet gjeodezike për banorët e zonave të përmbytura në Shkup.

Qytetarët nga zonat e përmbytura të cilët kanë aplikuar për legalizimin e objektit të ndërtuar pa leje në komunën përkatëse dhe ende nuk kanë dorëzuar raportin gjeodezik nga një shtatori mund të informohen në Qendrën Informative të Agjencisë për kadastër të patundshmërive.

Që atëherë të gjithë aplikuesit janë vizituar nga ekipet e Agjencisë për kadastës të patundshmërive me qëllim hartimi të raportit gjeodezik papagesë.

Kjo masë është një nga masat e paketit të qeverisë për të ndihmuar qytetarët nga zonat e përmbytura për të cilët ofron përgatitje të elaborateve gjeodezike falas për personat që kanë aplikuar për legalizim të objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat