Prej nesër deri të dielën në Shkup do të mbahen Ditët e mjaltit të Maqedonisë që i organizon shoqata e bletarëve "Matica".
Në stendat e vendosura në rrugën "Maqedonia" në qendër të qytetit do të ekspozohen prodhime të mjaltit nga bletarë nga e tërë Maqedonia, ndërkaq vizitorët do të mund të degustojnë mjaltë dhe të informohen për xhelatinën mbretërore, polenin dhe propolisin si ushqim i shëndetëshëm.
Më shumë informata për festivalin e sivjetëm të mjaltit do të jepen sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë.
Festivali i mjaltit mbahet për të 12-tin vit me radhë.