Përmbytjet, vlera e dëmit do të dihet të hënën

Shkupi

Përmbytjet, vlera e dëmit do të dihet të hënën

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 17:52
Ilustrim

Ka skaduar afati i për paraqitjen e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet tragjike të 6 gushtit në rajonin e Shkupit. Megjithatë shumë banorë të zonave të përmbytura akoma nuk kanë marrë kompensimin fillestar prej 500 eurosh. Shumë familje jetojnë në mjerim dhe në pritje të ndihmës së shtetit. Nga gjithë kjo situatë pësojnë fëmijët, të cilët shpeshherë nuk mund të ndjekin procesin mësimor.

“Jam duke jetuar tek shtëpia tjetër fëmijët dhe nusja i kam në Kolare se nuk kanë ku të jetojnë në këtë shtëpi s’kanë mundësi të jetojnë këtu , djalin në shkolla e ka ndonjë ditë vjen ndonëj ditë jo se vjen larg , jo shteti s’na ka dhënë asgjë prej shteti asgjë s’kemi marrë”.

Banorët thonë se çdo ditë bredhin nga njëri në sportelin tjetër, duke u bërë viktimë e burokracisë së tepruar .

“Me këta të shëtitemi në sportele çka janë duke bërë s’kam shprese vetëm tek zoti kam shpresa, se shko andej shko këndej unë janë duke dalë si lypës, se këtu nuk shkojnë punët siç duhet dhe unë jam shumë i revoltuar”.

“Nuk besoj se shteti mundet me i dhanë se shteti I ka dhënë vetëm 30 mijë denarë dhe nuk besoj se do ti marrim ma shumë nuk kemi me i marr se do ti marrim, nëse këtë ne nuk i rregullojmë vetën me paret tona apo me ndihmën e familjarëve nuk kemi shpresa nga shteti nuk presim gjë nga shteti”. 

Banorët e Hasanbegut ankohen se një muaj pas përmbytjeve rrugët vazhdojnë të jenë të zhytura në baltë, ndërsa asfaltimi mbetet vetëm premtim.

“Kjo u dashtë të jetë me tampon por s’ka ardhur askush, ne ishim edhe te komuna e Gazi babës por kryetari i komunës ka vetëm premtime por realizime s’ka asgjë”.

Ndërsa banorët ankohen në neglizhencën e autoriteteve, Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve thotë se lista përfundimtare e personave, pronat e të cilëve kanë pësuar dëme nga përmbytjet do të publikohet javën që vjen. Deri më tani në këtë komision janë paraqitur rreth 4500 familje, kryesisht nga rajoni Shkupi dhe Tetovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat