Avokatët keqpërdorin banorët e Hasanbegut!?

Shkupi

Avokatët keqpërdorin banorët e Hasanbegut!?

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:08
Ilustrim

Avokatët në gjah të klientëve në Hasanbeg. Disa prej tyre po kërkojnë që të shfrytëzojnë fatkeqësinë për të përfituar materialisht. Disa banorë që nuk pranojnë të flasin para kamerave thonë se avokatët u kanë premtuar se do të nxjerrin nga shteti dëmshpërblime të larta ndërsa nga ata kanë kërkuar 20% nga vlera e kompensimit.

Alsat ka siguruar edhe një marrëveshje të firmosur nga një banorë i Hasanbegut me një zyre avokatie, me të cilën dëshmohen pohimet e banorëve.


Marrëveshja për ndihmë juridike

Neni 2

“Për kryerjen e ndihmës juridike në nenin 1 nga kjo Marrëveshje, shfrytëzuesi i ndihmës juridike obligohet t’i paguaj dhënësit të ndihmës juridike kompensim prej 20% nga kompensimi i caktuar i dëmit”.

Në bazë të kësaj marrëveshje të dëmtuarit duhet ti paguajnë mjetet avokatëve në afat prej 7 ditëve.

Marrëveshja për ndihmë juridike

Neni 3

“Shfrytëzuesi i ndihmës juridike obligohet kompensimin nga neni 2 nga kjo Marrëveshje t’ia paguaj dhënësit së ndihmës juridike në afat prej 7 ditëve nga pagesa e mjeteve në llogarinë e dhënësit të ndihmës juridike”.

Një banorë i Hasanbegut, ka ftuar bashkëqytetarët e tij që ende nuk kanë firmosur marrëveshje të tilla me avokatët, të mos e bëjnë një gjë të tillë dhe mos bien pre mashtrimeve.

“Bëjë aple tek banorët e Hasanbegut që të sa herë të lidhin marrëveshje me avokatë mirë ti shikojnë pikat e kontratës se mund të vijë deri tek mashtrrimi që avokatët tu marrin nga vlerësimi shtetërorë tu marinë 20 %. Nëse komisioni ka konstatuar vlerën e dëmshpërblimit avokatëve nuk u takon ajo 20 % që flitet dhe është një mashtrim I pastër”, tha Amiz Zejnuli, banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat