Vërshimet, shumë familje mbeten pa ndihma

Shkupi

Vërshimet, shumë familje mbeten pa ndihma

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 19:22
Shtëpia e pabanueshme

Shumë familje nga Hasangebu akoma nuk kanë marrë avancin në shumë prej 500 euro të premtuar nga qeveria, edhe përkundër se kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme. Sipas tyre shuma e paraparë prej 500 euro nuk është e mjaftueshme as për nevojat elementare ushqimore e higjienike e jo më për të rinovuar shtëpitë e dëmtuara gjatë vërshimeve. Ata edhe më tej vazhdojnë të banojnë tek të afërmit e tyre dhe nëpër konvikte, ndërkohë që nga 1 shtatori me fillimin e vitit të ri shkollor këta të fundit rrezikojnë të mbeten në rrugë.

“Shtëpia është e pabanueshme, 100 % e kanë nxjerr të pabanueshme, askush nuk intervenon as me prishë, se ndoshta hapin edhe ndonjë problem. Kemi ngelur këtu, jashtë jemi duke qëndruar . Nga Qeveria atë 500 euron që na kanë premtuar, po ne se kemi marrë akoma”.

“Shteti 500 euro na ka thënë e akoma si kemi marrë. Shtëpia e dëmtuar shumë, tash ndoshta vijë edhe studentët e na nxjerrin edhe nga aty e na s’kemi ku të shkojmë veç në rrugë më dalë, ne këtu së vijmë me banuar tjetër kund s’kemi ku të shkojmë”.

“Këtë djalin e kamë të sëmur nga zemra e shihni edhe vetë se dijë çka me bë nuk kemi të holla me ble as Ilaçe , po duhet me ble ilaçe, edhe gruan kamë të sëmurë. Skam ku me shkuar e she edhe vetë shpinë e she se s’bëhet skam ku me shkuar unë me”.

Banorët e Hasanbegut alarmojnë edhe për kanalet e pa-pastruara, të cilët sipas tyre rrezikojnë jetën e fëmijëve.

“Kanalet i kanë pastruar pjesërisht dhe kanë ngelur ashtu, unë kamë katër fëmijë dhe nuk mund ti lëshoj tek kanali, ata janë nga 6 vjeç poshtë nuk mund ti lëmë tek kanali duhet më i lidhë ata si me dal te kanali edhe zoti mos e bëftë me ra aty”.

Ndërkohë Komisioni për vlerësim deri tani ka evidentuar 2150 familje, ndërsa numri i tërësishëm i familjeve të dëmtuara nga vërshimet e 6 gushtit arrin diku në 4700.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat