Hasanbeg, situata vazhdon të jetë e rëndë

Shkupi

Hasanbeg, situata vazhdon të jetë e rëndë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 17:19
Hasanbeg

Në ditën e parë pas shfuqizimit të gjendjes emergjente, në Hasanbeg situata vazhdon të mbetet pothuajse e njejtë, me shumë shtëpi para rrënimit, mbeturina në çdo qosh të rrugëve dhe erë kundërmuese. Edhe gjatë ditës së sotme vëreheshin kamionë dhe eskavator të cilët po punonin në rregullimin e rrugëve të shkatërruara dhe kanalit të fshatit.

Ekipi i Alsat-M qëndroi në mëhallën e familjeve Rushiti ku mbi 50 anëtarë të kësaj mëhalle kanë mbetur pa kulm mbi kokë ndërsa për momentin janë strehura nëpër konvikte.

Nga shtabi i emergjencës në Hasanbeg njoftuan se të gjitha aktivitete e shtabit në fjalë kalojne nën ingerencë të institucioneve shteterore ndërsa anëtarët e shtabit do të jenë zëri i qytetarëve deri të institucionet gjegjëse.

Ndërkohë ekipet e dezinfektimit nga qendra e shëndetit publik edhe sot ishin në teren duke pastruar shtëpitë të cilat paraprakisht u pastruan.

Nga ky institucion thonë se janë dezinfektuar 90 % e shtëpive në Hasanbeg dhe pika e grumbullimit të mbeturinave pranë shkollës së vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat