Përmbytjet, ende asnjë gjurmë nga foshnja 16 muajshe

Shkupi

Përmbytjet, ende asnjë gjurmë nga foshnja 16 muajshe

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 08:25
Vërshimet në Maqedoni

Ende asnjë gjurmë nga kërkimet për gjetjen e foshnjës 16 muajsh Elife Fejzullahu e cila u zhduk që nga vërshimet e një jave më parë që kapluan rajonin e Shkupit. 

Që ditën e nesërme nga vërshimet e deri më sot çdo ditë ka pasur ekipe të ndryshme që kanë kërkuar trupin e foshnjës. Për dallim nga ditët tjera sot familjarët nuk kanë qenë në kërkim, për arsye se kanë mirëpritur dashamirët që vijnë për ngushëllime. 

Ndërkaq për nesër ka paralajmërime se që nga ora nëntë e mëngjesit do të dalin për kërkim pjesëtarë të policisë, ushtrisë, vullnetarë të shumtë e familjarë. Kërkimi do të bëhet nga mesi I lagjes Hasanbeg deri në vendbanimin Ekonomia. 

Ditët e fundit dhe të ardhshme fokusi I kërkimeve do të jetë nga ana e Hasanbegut, për dallim nga ditët e para nga vërshimet, ku kërkimet janë zhvilluar kryesisht në Kamnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat