Gruevski e Trajanovski dëbohen nga Hasanbegu

Shkupi

Gruevski e Trajanovski dëbohen nga Hasanbegu

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 19:55
Hasanbegu

Zyrtarët shtetërorë janë të padëshiruar në zonat e prekura nga përmbytjet. Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski së bashku me kreun e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski janë vënë në shënjestër të kritikave në Hasaneg.

Në videon e filmuar, shikohet madje edhe përleshja me fjalë dhe pastaj me grusht, mes inspektorit të komunës së Gazi-Babës Hajredin Sulisi, i cili ka qenë në ekipin shoqërues si pjesë e ekipit për vlerësimin e dëmeve për makinat.

Alsat kontaktoi në telefon me Sulisin, i cili tha se ishte provokuar disa herë nga aktivisti, që sipas tij, ka ofenduar rëndë si dhe duke penguar punën e tyre. Sulisi mohon që ta ketë grushtuar, por thotë se ka qenë reagim momental mbrojtës.

Alsat kontaktoi edhe përfaqësues të partisë e majta të cilët thanë se shumë prej tyre solidarizohen në mënyrë vetjake në ndihmë të qytetarëve. Por në momentin e shfaqjes së politikanëve, situatat bien pre e përplasjeve politike.

Një ditë më parë edhe banorët e Stajkovcës, reaguan të revoltuar ndaj pranisë së kryeministrit Emil Dimitriev dhe ministrave të VMRO-së. Pavarësisht se disa media i shkurtojnë pamjet, duke hequr klipet e përplasjeve verbale, prapëseprapë shihet sesi banorët që adresohen me kritika ndaj politikanëve, tërhiqen zvarrë dhe largohen.

Banorët e Hasanbegut, të goditur më së tepërmi nga vërshimet brenda disa ditëve kanë dëbuar nga kjo lagje disa funksionarë. Natën e vërshimeve, të shtunën ata dëbuan nga lagja e tyre kreun e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe atë të Gazi Babës, Toni Trajkovskin.

Jozyrtarisht, sipas disa banorëve, një ditë pas vërshimeve nga kjo lagje janë dëbuar edhe funksionarë të BDI-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat