Alarmohet policia: Zhduken dy persona në Shkup

Shkupi

Alarmohet policia: Zhduken dy persona në Shkup

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:09
Ilustrim

Zhduken dy banorë nga Shkupi, babai 78 vjeçar me të birin e tij kanë humbur drejtimin dhe nuk kanë mundur të kuptojnë se ku janë saktësisht, pas tyre janë vënë në kërkim banorët e Rostushës dhe policia.

Nga policia e Tetovës njoftojnë se pesëdhjetë e pesë vjeçarja nga Shkupi dje ka denoncuar rastin në polici, se babai i saj 78-vjeçar Ll.M. dhe vëllai i 50-vjeçar S.M, të cilët kishin qëndruar në Lazaropole duke ecur në drejtim të lokalitetin “Gjurec” kanë humbur dhe nuk kanë mundur të kthehen mbrapsht, pasi nuk kishin pasur orientim, se ku janë pikërisht.

Oficerët e policisë nga Rostushë dhe banorët e fshatit dje kanë filluar kërkim të tyre, e cila ka vazhduar edhe sot në mëngjes, por deri më tani nuk janë gjetur, dhe kontakti i fundit telefonik me ta ka qenë mbrëmë rreth orës 22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat