Shkup, protestë kundër përmbaruesve

Shkupi

Shkup, protestë kundër përmbaruesve

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Foto

Konfederata e Organizatave Sindikale dhe disa organizata joqeveritare sot protestuan në Shkup për të treguar pakënaqësinë e punës së përmbaruesve.

Për dy denarë e gjysmë kamatë e mbetur nga një kredi në vitin 2007, Zllata Shterjoska tani duhet të paguajë rreth 600.000 denarë. Këtë ajo e tha sot në protestën ‘Stop për përmbaruesit’ që u mbajt në Shkup.

Aktivisti i organizatës ‘Stop për përmbaruesit’, Marjan Risteski bashkërisht me protestuesit kërkuan ndalimin e pagesës së detyruar dhe heqjen e kamatave të lëndëve aktuale. Ai i bëri thirrje Qeverisë që të vendosë rregulla ligjore në të kundërtën do të ketë protesta.

Të dhënat e fundit të organizatës ‘Stop për përmbaruesit’ thonë se ka 107.000 llogari të bllokuara, nga ku 80.000 janë persona fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat