Qendër Komunitare për pakicat rome në Shkodër

Shkodra

Qendër Komunitare për pakicat rome në Shkodër

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:35
Shkodër

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, dhe Drejtoresha e PNUDIT në Shqipëri, Limya Eltayeb, shprehën sot shqetësim rreth gjendjes së komunitetit rom dhe atij egjiptian në Shqipëri. Sipas tyre, ata mbeten grupet më të diskriminuara dhe të përjashtuara në shoqërinë shqiptare, me akses të pakët në përfitimin e shërbimeve publike.

Komentet e tyre ata i bënë gjatë ceremonisë së përurimit në qytetin e Shkodrës të Qendrës së re Komunitare Shumëfunksionale, të financuar nga BE, që ofron shërbime sociale, kryesisht për komunitetin rom dhe egjiptian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat