Kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër? - Bota Sot
Kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër?

Shkodra

E premte, 21 shtator 2018

Kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër?

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:39
Artan Hoxha

Gazetari, Artan Hoxha, i ftuar në ‘Report Tv’ ka zbuluar detaje të reja mbi vrasjen e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.

Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i asaj vrasjeje ishte Asmer Bilali, i cili ishte shok i ngushtë i viktimës. Të dy personat ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.

Po kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër?

“Arjan Ferracaku ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin.

Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, aq shumë saqë i është thyer krahu. Viktima është goditur nga dy, ndërsa në vendngjarje kanë qenë tre persona. Asmer Bilali, është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai personi që kanë vrarë prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje.Dy nga tre autorët janë të gjatë, dhe të gjithë ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi ka pasur raste që është dekonspiruar shumë herë hetimi. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët sepse siç e thashë ishin pa maska. Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha Artan Hoxha, gazetar.

Përveç gazetarit investigativ Hoxha, të ftuar të tjerë në studio janë edhe Ferdinand Dervishi, gazetar; Mit’hat Havari, ish-drejtues policie dhe Asllan Dogjani ish-drejtues policie

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test