Mrekullia e mjekëve në Shkodër, mbajnë në jetë 15 vjeçarin që rrezikoi mbytjen në liqen

Shkodra

Mrekullia e mjekëve në Shkodër, mbajnë në jetë 15 vjeçarin që rrezikoi mbytjen në liqen

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:02
Shkodër

Në Shkodër, mrekullinë e bënë mjekët e spitalit rajonal! Falë ndërhyrjes, ata i shpëtuan jetën një një 15 vjeçari që rrezikoi të mbytet në liqen.

Adoleshenti mbërriti në spitalin rajonal në vdekje klinike, por fatmirësisht ndërhyrja e mjekëve e riktheu atë në jetë!

Ngjarja ndodhi në zonën e Shirokës, ku 15 vjeçari ishte duke u larë më shokët, shkruan "Ora".

Kanë qenë këta të fundit që kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe e kanë nxërrë atë nga uji. 
Burime mjekësore thanë se ai u transportua për në spital pa puls për rreth 5 minuta, dhe falë ndërhyrjes e këmbënguljes së stafit mjekësor 15 vjecari u rikthye në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat