Vrasja në Shkodër, autori i dërgon të fala viktimës - Bota Sot
Vrasja në Shkodër, autori i dërgon të fala viktimës

Shkodra

E premte, 17 gusht 2018

Vrasja në Shkodër, autori i dërgon të fala viktimës

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:43
Fatbardh Liçi vdiq në vend dhe policia njoftoi se gjeti 15 gëzhoja armë automatiku të vogël, ose siç njihet ndryshe Skorpions.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për vrasjen mëngjesin e sotëm të Fatbardh Liçit.

Një klient ka dëgjuar autorin t’i thotë diçka viktimës, i cili vite më parë ka qenë i dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmemës.

Fatbardh Liçi një emër i dëgjuar për opinioin shkodran, por edhe për policinë, ishte duke pirë kafe pranë shtëpisë së tij tek ish-Poçeria në Kiras, kur u ekzekutua me breshëri automatiku.
Në tavolinë nuk ndodhej askush tjetër dhe autori me maskë, pasi zbriti nga një benz iu afrua 53 vjeçarit në një metër distancë.
Dikush ka dëgjuar duke i thënë të falaaa … dhe më pas shkrehu armën, shkruan ABC News. 

Fatbardh Liçi vdiq në vend dhe policia njoftoi se gjeti 15 gëzhoja armë automatiku të vogël, ose siç njihet ndryshe Skorpions.

Ngjarja ndodhi në orën 07 e 15 të kësaj të premteje. 10 minuta më vonë Policia u njoftua për një benz të djegur në zonën e Dobraçit, 3 km larg ekzekutimit. Dyshohet se makina është e autorit.

Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje, por nuk është siguruar asnjë dëshmi që do të çonte drejt vrasësit.

Fatbardh Liçi ka qenë një nga personat e dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenaj në vitin 2011 dhe vëllai i këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës Mustafa Liçi.

Viktima ishte dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua një javë më parë pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur. Më shumë se 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër makinës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test