Aksident i rëndë në Shkodër, makina merr zvarrë këmbësorin - Bota Sot
Aksident i rëndë në Shkodër, makina merr zvarrë këmbësorin

Shkodra

E premte, 17 gusht 2018

Aksident i rëndë në Shkodër, makina merr zvarrë këmbësorin

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:35
Shkodër

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Shkodër- Koplik.

Një makinë e tipit “Benz” me targa SH 6616 D ka goditur për vdekje një këmbësor i cili po tentonte të kalonte rrugën. 

Mësohet se vdekja ka qenë e menjëhershme, teksa këmbësori i ka prerë rrugën makinës. Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin me inicialet B.Q.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Shtoji”. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Kujtojmë se përgjatë kësaj të enjteje në Shqipëri janë regjistruar 4 aksidente të tjera, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test