Fëmijët s’kanë ku luajnë në Shkodër, 11-vjeçari i dërgon letër kryebashkiakes

Shkodra

Fëmijët s’kanë ku luajnë në Shkodër, 11-vjeçari i dërgon letër kryebashkiakes

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 16:18
Shkodër

Me mbarimin e shkollës, fëmijët në Shkodër vuajnë mungesën e hapësira publike, për të kaluar kohën e lirë. Të vetmet hapësira ku ata mund të luajnë janë lulishtet apo rrugët.

Gledis Ura sapo ka mbaruar klasën e pestë dhe thotë se i mungon shumë një vend për të luajtur me shokët e tij. Ndaj, ai ka menduar një zgjidhje: t’i dërgojë një letër kryetares së bashkisë, ku i kërkon ndërtimin e një kalçetoje.

Mungesën e një hapësire për fëmijët, i vuajnë edhe prindërit, të cilët kujtojnë fëmijërinë e tyre.

Drejtori i Qendrës “Don Bosko”, Don Bledar Huba shprehet se aty vijnë 800 fëmijë, ndonëse kërkesa është shumë më e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat