Shkatërrohet banda e drogës në Shkodër, 6 persona në pranga - Bota Sot
Shkatërrohet banda e drogës në Shkodër, 6 persona në pranga

Shkodra

E diel, 23 shtator 2018

Shkatërrohet banda e drogës në Shkodër, 6 persona në pranga

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:03
Shkodër

6 persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pjesë e një grupi kriminale që merrej me trafikimin e kanabisit.

Mësohet se janë sekuestruar edhe 200 kg kanabis si dhe dy armë zjarri pistoletë.

Të arrestuarve u janë sekuestruar disa aparate celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

Sipas policisë shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.

Si rrjedhojë më 15 qershor 2018, ora 23:54 punonjës të policisë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pranë vendit të quajtur Kompleksi “Univers” kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve: Ardit Sali Haxhagici, Bardh Simon Gostini, Neritan Sulejman Saraçi, Rezart Xhelal Çarçani, Ramadan Mustafa Dushaj dhe Vilson Gjergj Ndoka.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta (armë zjarri), disa aparate telefonësh celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

“Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Vilson Gjergj Ndoka ishte person i shpallur më parë në kërkim pasi me vendimin me numër 769, të datës 20.10.1914 ndaj ketij shtetasi ishte caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 76, 22, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal vijojnë me qëllim zbulimin e veprimtarisë së mëtejshme kriminale dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari”, bën me dije policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test