Policia e Shkodrës ka arrestua pronarin e firmës e cila prodhonte pije alkoolike false. Xhevat Kasemi 53 vjeç ishte shpallur në kërkim që para 8 muajsh, kur edhe gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
"Gykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur “arrest me burg” për këtë shtetas pasi si administrator i subjektit “Briland” ka prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, janë gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkoolike", sqaroi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.