Edi Rama nesër në Shkodër, priten protesta - Bota Sot
Edi Rama nesër në Shkodër, priten protesta

Shkodra

E premte, 21 shtator 2018

Edi Rama nesër në Shkodër, priten protesta

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:44
Edi Rama

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, do të pritet me protesta nesër në Shkodër.

Partia Demokratike në kryeqendrën e veriut i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme që do të mbahet në këtë qytet.

Përmes një deklarate për media, zëdhënësja e PD-së në emër të selisë blu akuzoi qeverinë se kjo e fundit ka krijuar situatë të vështirë dhe të papërballueshme për qytetarët.

Dega e PD-së në Shkodër deklaroi se qeveria është e papërgjegjshme dhe po i heq të drejtën e kafshatës qindra mijëra qytetarëve.

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të shkojë në Shkodër, ku do të zhvillojë një takim, ndërsa PD-ja ka paralajmëruar se do ta presë me protesta.

Banorët e Shkodrës u revoltuan ndaj kryeministrit shqiptar i cili me gjithë kërkesat e shumta të kryebashkiakes nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjatë periudhës së përmbytjeve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test