Jashtë kushteve higjeno – sanitare, bllokohet magazina ushqimore në Shkodër

Shkodra

Jashtë kushteve higjeno – sanitare, bllokohet magazina ushqimore në Shkodër

Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:30

Një magazinë ushqimore është sekuestruar gjatë një operacioni që AKU realizoi në Shkodër.

Bëhet fjalë për një magazinë për prodhim, përpunim dhe shpërndarje të artikujve ushqimore dhe që, sipas AKU-së, u gjetën shkelje të kushteve të higjenës.

Magazina është pronë e Gëzim Alisë dhe në të prodhoheshin artikuj të ndryshëm ushqimorë, që nga gogozharet deri tek reçelërat e djathra të ndryshëm. Ky operacion u mbështet nga Prokuroria e Shkodrës dhe Policia e Shtetit.

Një vit më parë, këtij subjekti i është lënë detyrë për përmirësimin e kushteve higjenike dhe përmirësimin e prodhimit, detyra të cilat nuk janë realizuar. Pritet procedimi penal dhe nisja e hetimit ndaj përgjegjësve të kësaj magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat