Shkodër, hidrocentralet ulin shkarkimet. Uji fillon tërheqjen. Mbërrijnë ndihma nga Turqia

Shkodra

Shkodër, hidrocentralet ulin shkarkimet. Uji fillon tërheqjen. Mbërrijnë ndihma nga Turqia

Më: 25 mars 2018 Në ora: 07:09
Shkodër

Prej 3 javësh, hidrocentralet mbi Lumin Drin kanë bërë shkarkime të konsiderueshme dhe e gjithë sasia e ujit ka përfunduar në Lumin Buna, lumë që ka përmbytur pjesën e Nënshkodrës. Sot shkarkimet kanë rënë ndjeshëm dhe kjo është ndjerë edhe në Nënshkodër, ku niveli i ujit ka nisur të bjerë.

Uji ka nisur të terhiqet me 20 cm nga zonat e përmbytura. Gjithashtu, tërheqja e ujit ka nisur edhe në zonat periferike të qytetit, ashtu edhe në zonen e pedonales pranë Urës së Bunës, ku një ditë më parë kishte prezencë uji.

Ndryshe nga disa ditë më parë, disa zona si rruga e Dajçit apo Velipoja, mund të kalohen edhe me automjete.

Po ashtu, kanë mbërritur edhe ndihmat e para nga jashtë vendit për zonat e përmbytura: 500 pako me ushqime dhe 18.5 ton koncentrat nga qeveria turke.

Përmbytja e deritanishne në Nënshkodër e qytetin e Shkodrës izoloi nga uji 500 shtëpi, përmbyti rreth 50 banesa e mbi 5 mijë ha tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat