LSI-së i ikin 4 këshilltarë, kreu i PD Shkodër ‘shpërthen’ në akuza: Gaztorë, mos u merrni me…

Shkodra

LSI-së i ikin 4 këshilltarë, kreu i PD Shkodër ‘shpërthen’ në akuza: Gaztorë, mos u merrni me…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 08:00
Ramiz Çobaj

Pas zhvillimeve te me fundit ne Keshillin Bashkiak te Shkodres, ku LSI-se iu larguan 4 keshilltare iu bashkuan PS-se, vjen reagimi i Ramiz Çobaj, kreut te PD ne Shkoder. Ai nuk le pa thumbuar keq LSI-stat.

“Keni ngatërruar rresht” o keshilltarë, sepse Shkodres dhe shqiptarëve po ua rikujton të kaluarën me fjalë e me vepra koalicioni ku ishit dhe ku pretendoni se po shkoni (PS & LSI), që ne fakt nuk po shkoni askund, por aty ku ishit…..”- shkruan ai, ne nje reagim ne faqen e tij ne FB.

“Gaztorët e Shkodres”

Sot, 4 Këshilltarë të Këshillit Bashkiak Shkodër, deklaruan se largohen nga Levizja Socialiste për Integrim duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Deri këtu nuk shoh ndonjë çudi sepse brenda shtëpisë janë dhe dy forcat që përfaqësonin apo që duan të përfaqsojnë sot e tutje, dy gjysmat e një të keqe janë….
Por kur deklarojnë se “….Për fat të keq LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve, duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja….”, ata bëhen gaztorët e Shkodres.
“Keni ngatërruar rresht” o keshilltarë, sepse Shkodres dhe shqiptarëve po ua rikujton të kaluarën me fjalë e me vepra koalicioni ku ishit dhe ku pretendoni se po shkoni (PS & LSI), që ne fakt nuk po shkoni askund, por aty ku ishit…..
Sipas këtyre keshilltarëve e ardhmja e tyre dhe e Shkodres qenka PS-ja me sekretarin e I-rë të PPSH Gramoz Ruçi, me djalin e antarit të KQPPSH dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor Edvin Ramen, me djalin e sekretarit I-rë të PPSH-së Ditmir Bushati e shumë e shumë të tjerë….qesharake….
Aman, mos u bëni qesharakë me këto deklarata, por gëzojuni atyre benefiteve të premtuara e mos u merrni me PD, e cila ka qenë, është dhe do mbetet shpresa e madhe e shqiptarëve.
Ishit në varkën e gabuar dhe hipët po në varkën e gabuar…..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat