Ndërkohë në Shkodër...pamjet janë shqetësuese - Bota Sot
Ndërkohë në Shkodër...pamjet janë shqetësuese

Shkodra

E mërkurë, 20 qershor 2018

Ndërkohë në Shkodër...pamjet janë shqetësuese

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:57
Pamje shqetesuese nga vershimet ne Shkoder

Prej më shumë se një jave, situata e krijuar për shkak të përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës vijon të jetë tejet e rënduar.

Pamjet janë filmuar në zonën e quajtur Mali i Jushit, në Bushat. Gjithçka është mbuluar nga uji dhe kalimi mund të bëhet vetëm me mjete lundruese.

Të njëjtin fat kanë pasur edhe banesat, të cilat janë mbushur nga uji duke dëmtuar orenditë shtëpiake e duke e bërë të pamundur jetesën në to.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 5 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë ndërsa numërohen rreth 400 shtëpi të përmbytura. Forcat e Armatosura vazhdojnë operacionet e ndihmës për banorët, me mbi 200 forca dhe dhjetëra mjete në terren.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test