Përmbytjet në Shkodër, MM: Evakuohen 23 persona - Bota Sot
Përmbytjet në Shkodër, MM: Evakuohen 23 persona

Shkodra

E mërkurë, 20 qershor 2018

Përmbytjet në Shkodër, MM: Evakuohen 23 persona

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:10
Përmbytjet në Shkodër

Pas problemeve në zonat rurale, prej së hënës uji ka ‘pushtuar’ edhe qytetin e Shkodrës.Ministria e Mbrojtjes thotë se deri më tani janë evakuuar 5 familje me 23 banorë. Gjithashtu, janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë, 50 nxënës dhe 15 banorë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes

Bashkia Shkodër: 
Rreth 157 banesa kanë prezencë uji dhe 9 shtëpi janë të përmbytura.
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha.
Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr 4. Ndërkohë në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë është bërë evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.
Me ndihmën e Forcave të Ushtrisë po merren masa për forcimin e argjinaturave.
Nga DRMSH janë dërguar rreth 5000 thasë me rërë të cilët po përdoren për forcimin e argjinaturave.

Njësia Administrative Dajç: janë mbi 940 ha tokë e përmbytur. 
Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.
Është kërkuar të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit dhe është bërë ndërhyrje e përforcimit me thasë më rërë.

Njësia Administrative Ana Malit: Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Rrugët e fshatit Goricë janë të pakalueshme për automjetet. Në 3 banesa në Obot, 7 banesa në Muriqan dhe 4 banesa në lagjen Gallube ka prezence uji.

Njësia Administrative Bërdicë: janë mbi 530 ha tokë të përmbytura.
Njësia Administrative Velipojë: janë mbi 100 ha tokë të përmbytura.
Njësia Administrative Rrethina: janë 70 ha tokë të përmbytura.

Jane evakuar 5 familje me 23 banore. Gjithashtu janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë nga këta 50 nxënës dhe 15 banorë. Nga Ministria e Mbrojtjes janë dërguar 18 tone koncentrat dhe 5 mije thase per perforcimin e argjinatures ne Pentar si dhe 500 pako ushqimore.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test