Përmbytjet, evakuuohen 5 familje në Shkodër

Shkodra

Përmbytjet, evakuuohen 5 familje në Shkodër

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:58

Si pasojë e përmbytjeve të ndodhura në qarkun e Shkodrës 5 familje me 23 persona janë evakuuar nga Forcat e Armatosura.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në bashkinë e Shkodrës rreth 157 banesa kanë prezencë uji dhe 9 shtëpi janë të përmbytura.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 hektarë tokë.

Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur.

Bashkia Shkodër ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr 4. Ndërkohë në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë është bërë evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Me ndihmën e Forcave të Ushtrisë po merren masa për forcimin e argjinaturave.

Nga DRMSH janë dërguar rreth 5000 thasë me rërë të cilët po përdoren për forcimin e argjinaturave.

Qarku

Njësia Administrative Dajç: janë mbi 940 ha tokë e përmbytur.

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Është kërkuar të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit dhe është bërë ndërhyrje e përforcimit me thasë më rërë.

Njësia Administrative Ana Malit: Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Rrugët e fshatit Goricë janë të pakalueshme për automjetet. Në 3 banesa në Obot, 7 banesa në Muriqan dhe 4 banesa në lagjen Gallube ka prezence uji.

Njësia Administrative Bërdicë: janë mbi 530 ha tokë të përmbytura.

Njësia Administrative Velipojë: janë mbi 100 ha tokë të përmbytura.

Njësia Administrative Rrethina: janë 70 ha tokë të përmbytura.

Jane evakuar 5 familje me 23 banore. Gjithashtu janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë nga këta 50 nxënës dhe 15 banorë. Nga Ministria e Mbrojtjes janë dërguar 18 tone koncentrat dhe 5 mije thase per perforcimin e argjinatures ne Pentar si dhe 500 pako ushqimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat