Shkodra sërish nën ujë, Ministria e Mbrojtjes: 2620 ha tokë e përmbytur

Shkodra

Shkodra sërish nën ujë, Ministria e Mbrojtjes: 2620 ha tokë e përmbytur

Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:28
SHkodër

Mengjesi i sotem ka gjetur shume siperfaqe toke nen uje ne Shkoder. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka arritur rreth 2620 ha.

Ja informacioni i detajuar 

Bashkia Vau-Dejës.

Njësia Administrative Bushat: Ka pasur 370 ha tokë të përmbytur.

Bashkia Shkodër.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur 280 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje në mënyrë graduale.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur 785 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur 1150 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje. Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Bashkia Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur 5 ha tokë të përmbytur. Fenomeni i erozionit në tokat bujqësore ka vazhduar. Në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës, ka vazhduar gërryerja e tokës.

200 efektivë të batalionit të këmbësorisë të Vaut Dejës kanë vazhduar me operacionet për transportimin e komunitetit në fshatin Obot dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe koncentratit për bagëtitë. Deri më tani janë mbi 700 persona të asistuar nga FA. FNSH ka montuar rreth 300 metër barriera në fshatin Shirq të Njësisë Administrative Dajc.

Nga ana e Institucionit të Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet me strukturat e KESH, të bashkive në Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBU, për ndjekjen e precipitimit të situatës, veçanërisht në territorin e Bashkisë Shkodër, mbështetjen e banorëve me ndihma ushqimore për komunitetin dhe bagëtitë, sipas vlerësimeve të bëra nga bashkitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat