Reçi, parajsa e gështenjës në Malësinë e Madhe - Bota Sot
Reçi, parajsa e gështenjës në Malësinë e Madhe

Shkodra

E martë, 14 gusht 2018

Reçi, parajsa e gështenjës në Malësinë e Madhe

Më: 12 mars 2018 Në ora: 09:03
Geshtenja

Ekonomia e këtij fshati bazohet kryesisht te prodhimi i gështenjës, blegtoria dhe pak bujqësi. Por vendin kryesor e zë gështenja e Reçit, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj. Është një plantacion prej 500 ha me gështenja, që japin një prodhim vjetor 400-600 tonë, duke i dhënë akses rritjes ekonomike të zonës. Në këtë ekonomi janë të punësuar, apo e kanë biznesin e tyre, rreth 120 familje të fshatit që janë dhe pronarë të këtij masivi pyjor.

Rexhep Mete, drejtues i Shoqërisë “Reçi Prodhimtar”, thotë se 70% e produktit ekonomik vjen nga gështenja që është një nga pasuritë kryesore të këtij fshati. Çdo vit në tregun vendas dhe të huaj hidhen mbi 500 tonë gështenja nga kjo zonë. Jo më kot banorët e quajnë dhe “buka e Reçit”.  Është e një cilësie të mirë, e ëmbël dhe e shijshme. Amvisat e përdorin atë në disa lloje gatimesh si në ëmbëlsira, por edhe në supa e gjellë të ndryshme.

Ky fryt është identifikues për Reçin. Pema e gështenjës është mbjellë këtu 250 vjet më parë. Specialistët e zonës thonë se një pemë gështenje jep prodhim 30-40 kg.

Këtu gështenja nuk është natyrale, por e kultivuar. Duke qenë zonë kodrinore, gështenja e vreshti janë më të pranishme.

Jo vetëm prodhimet bujqësore dhe blegtorale e bëjnë këtë zonë që të ketë një hop në zhvillimin ekonomik të saj, por është dhe natyra e bukur turistike e Reçit.

Ministria e Turizmit dhe shoqata të ndryshme turistike, kanë punuar që kjo zonë të kthehet në një atraksion për turizmin e natyrës, aventurës, traditës dhe kulinarisë. Në masivet pyjore të Shalës, Thethit dhe të Reçit janë hapur shtigje për lëvizjen turistike të këmbësorëve, motorristëve dhe së fundi edhe për turizmin e biçikletave.

Një punë të veçantë në prezantimin turistik të zonës ka bërë edhe GIZ-i, një bashkëpunim gjerman që po nxit banorët në prioritetin e turizmit familjar dhe në atë të traditës, të kulturës epike, të etnosit dhe të gojëdhënave. Sot kjo zonë është e hapur për një turizëm gjithë vjetor dhe ka akseset e nevojshme për ta ushtruar atë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test