Përmbytet zona e nën-Shkodrës, banorët: U shkatërruan të mbjellat

Shkodra

Përmbytet zona e nën-Shkodrës, banorët: U shkatërruan të mbjellat

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:22
Shkodër

Ka prezence të madhe uji në ultësirën e Shkodrës. Në disa fshatra janë përmbytur fushat duke dëmtuar kulturat bujqësore. Aktualisht nuk raportohet për prezence uji nëpër shtëpi, por nëse HEC-et do të vijojnë shkarkimet mund të rrezikohen edhe banesat.

Banorët thonë se dëmet janë të mëdha dhe fajin ua lënë hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, që sa herë nisin shkarkimet, toka u përmbytet, pasi fryrja e lumit Buna nuk përballon prurjet e larta.

Kreu i njësisë administrative Arben Ceni kërkon të njoftohen për shkarkimet dhe të zbatohet një plan menaxhimi, për shkak se po kthehen në refren të vazhdueshëm të tilla përmbytje dhe askush nuk përgjigjet për demet që u shkaktohen fermerëve. Por KESH në një njoftim për mediat hodhi poshtë këtë prendim duke deklaruar se përmbytjet janë pasojë e reshjeve të rëna.

Me prezence uji janë edhe fshatrat Obot, Goricë dhe Muriqan në Anë të Malit, si dhe fshati Trush në Berdicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat