Një fije drite pas tragjedisë në Shkodër! Mjekët: 10 vjeçarja s’ka vdekur ende, por... - Bota Sot
Një fije drite pas tragjedisë në Shkodër! Mjekët: 10 vjeçarja s’ka vdekur ende, por...

Shkodra

E enjte, 21 qershor 2018

Një fije drite pas tragjedisë në Shkodër! Mjekët: 10 vjeçarja s’ka vdekur ende, por...

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:46
Viktimat e tragjedisë në Shkodër

Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë dhënë një dritë shprese për njërën nga vajzat e familjes Preka e cila u bë kryelajm i ditës së djeshme, si pasojë e një aksidenti që i mori jetën kryefamiljarit Edmond Preka, djalit të tij 8 muajsh dhe njërës prej vajzave, 5 vjeçares Ajsel Preka.

Në orët e vona të mbrëmjes u raportuar se bilancit të tragjedisë i ishte shtuar dhe vajza tjetër e familjes, 10 vjeçarja Noem Preka, por këtë të hënë, mjekët e spitalit kanë pohuar se pavarësisht gjëndje kritike, vogëlushja jeton ende.

Mjekët kanë shpjeguar se 10 vjeçarja ndodhet në koma dhe po mbahet në jetë falë aparaturave. Një fije shprese për momentin, teksa nëna e vogëlushes është po ashtu ende gjallë dhe ka mundur të kalojë momentet më kritike të rrezikimit të jetës. Është për t’u theksuar dhe fakti se për shkak të gjëndjes së rëndë në të cilën ndodhet 10 vjeçarja, deri më tani ka qenë e pamundur që ajo të dërgohet drejt Tiranës, për një mjekim më të specializuar.

Kujtojmë se mbrëmja e djeshme është kthyer në një tragjedi të vërtetë si shkak i një aksidenti automobilistik që i ka marrë jetën deri më tani 2 fëmijëve minorenë. Në aksident u përfshinë dy makina. Ngjarja ndodhi pasdite në aksin Velipojë- Shkodër. Makina që drejtonte Edmond Preka u përplas me një fuoristradë e si pasojë Preka vetë së bashku me djalin vetëm 8 muajsh vdiqën në vend. Pak orë më vonë, tragjedisë do i shtohej dhe humbja e njërës prej dy vajzave të Edmond Prekës, 5 vjeçares Ajsel.

Image

Ndërkohë në makinën tjetër, janë plagosur dy persona, shtetasit Sokol Mullaj dhe Ndrek Gjergji, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Bilanci i tragjedisë në Shkodër:

Viktimat

Edmond Preka-babai

Rajan Preka 9 muajsh-djali

Ajsel Preka 5-vjeçe-vajza

Të plagosur

Evisa Preka 36 vjeçe- gruaja

Noem Preka 10 vjeçe-vajza

Të plagosurit në makinën tjetër

Sokol Mullaj

Ndrek Gjergji

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test