A po zbardhet ngjarja që tronditi Shkodrën? Arrestohen edhe shtatë persona për atentatin ndaj Lulzim Kullës

Shkodra

A po zbardhet ngjarja që tronditi Shkodrën? Arrestohen edhe shtatë persona për atentatin ndaj Lulzim Kullës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:45
Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Shtatë persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës të ndodhur në janar të këtij viti.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit blic, i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit.

Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Emrat e disa prej të ndaluarve janë Endri Çopja, Alfred Sula, Bruno H dhe A.L.

Policia e Shkodrës pritet të dalë në deklaratë për median.

Mbrëmë në Elbasan u ndaluan 4 persona si të dyshuar si autorë të shpërthimit me ekzploziv në 13 janar 2018 në Shkodër.

Mes të plagosurve ishte dhe Lulzim Kulla, i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.

Mësohet se policia ka zbuluar autorët e ngjarjes përmes filmimeve të kamerave të bizneseve.

Po ashtu bëhet e ditur se motori me të cilin u krye shpërthimi u dërgua me makinë nga Elbasani drejt Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat