Qytetari vë në siklet kryebashkiaken e Shkodrës, e pyet mbi rrogën - Bota Sot
Qytetari vë në siklet kryebashkiaken e Shkodrës, e pyet mbi rrogën

Shkodra

E hënë, 25 qershor 2018

Qytetari vë në siklet kryebashkiaken e Shkodrës, e pyet mbi rrogën

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 19:08
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është përballur sot me pyetjet e drejtpërdrejta të qytetarëve lidhur me punën në bashki dhe çështje të tjera.

Ndër pyetjet që iu drejtuan Ademit nga ndjekësit në “Facebook”, ishte edhe ajo mbi rrogën e saj.

Qytetari: Sa lekë i do për vete dhe sa i do për Shkodrën?

Voltana Ademi: Bashkia e Shkodrës i menaxhon fondet në mënyrë transparente. Unë e lexova para disa ditësh pyetjen dhe do them sa e kam rrogën fiks. Rroga ime është 129 mijë e 124 lekë. Kjo është vlera që unë paguhem si kryetare e bashkisë Shkodër. Kuptohet të gjitha paratë e tjera menaxhohen në bazë të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test