“Qeveri e krimit”, “Qeveri e drogës”, ja si pritet Rama në Shkodër

Shkodra

“Qeveri e krimit”, “Qeveri e drogës”, ja si pritet Rama në Shkodër

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 10:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër sot ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër janë ngritur në protestë kundër qeverisë. Me pankarta në duar “Qeveria e krimit”; “Qeveria e drogës”; “Qeveria e plehrave”, të rinjtë kanë marshuar në rrugët e qytetit para kinemasë ku mbahet edhe takimi i KKT-së.

Përveç thirrjeve protesta ka qenë paqësore, ndërsa kishte të pranishëm edhe forca të shumta policie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat