Shpërthim në nënstacionin e Shkodrës, tre të lënduar

Shkodra

Shpërthim në nënstacionin e Shkodrës, tre të lënduar

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 23:15
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku janë plagosur tre punonjës të OSHEE-së, të cilët po riparonin një defekt në nënstacion.

Paraprakisht mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një automati që po riparohej për shkak të dëmtimeve nga moti i ligë.

Elektricistët kanë marrë djegie në trup dhe janë nisur fillimisht drejt Spitalit të Shkodrës, e mandej janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Shkodra është goditur sot fuqishëm nga përmbytjet që kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në qytet dhe rrethina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat