Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën arrest me burg për 62-vjeçarin Bujar Kuçi, i cili qëlloi për vdekje nipin e tij Mirsad Kuçin.
Para gjykatës, 62-vjeçari ka deklaruar se ka qenë nipi i tij që e ka sulmuar i pari, duke detyruar këtë të fundit që ta vrasë.
Sherri mes tij dhe nipit, duke se ka qenë i vazhdueshëm, që nga arsye pse viktima e parkonte makinë në oborrin e përbashkët që kishin dy familjet, ai ishte konfliktuar edhe për jashtëqitjen e qenit.
Ndërsa, debati mes tyre, ka përfunduar keq pasi, 62-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur për vdekje nipin e tij.