Tragjedi në Shkodër, mbyten dy fëmijë, 5 të tjerë shpëtuan

Shkodra

Tragjedi në Shkodër, mbyten dy fëmijë, 5 të tjerë shpëtuan

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:06
Shkodër

(E plotësuar) - Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15-vjeçare kanë humbur jetën sot derisa ishin duke u larë në liqenin e Shkodrës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, në vendin e quajtur Grilë të Malësisë së Madhe.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila ka konfirmuar se bëhet fjalë për shtetasit E. T.,13-vjeç dhe S. T. 15-vjeç, banues në fshatin Gruemirë.

Nga informacionet paraprake mësohet se 7 persona ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku pesë persona kanë mundur të dalin në breg të liqenit, ndërsa dy të tjerë janë mbytur.

Policia së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë nga liqeni.

E rëndë në Shkodër, tre fëmijë dyshohet se janë mbytur në liqen

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Shkodër.

Policia bën me dije se dyshohet se janë mbytur tre fëmijë të cilët po laheshin në liqenin e Shkodrës.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e trupave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat