Zjarr përfshin disa fshatra në Shkodër, digjen 20 makina, rrezikohen banesat

Shkodra

Zjarr përfshin disa fshatra në Shkodër, digjen 20 makina, rrezikohen banesat

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 21:30
Zjarri ne Shkoder

Prej ditës së djeshme temperaturat në Shqipëri kanë pësuar një rënie me disa gradë, por zjarret vijojnë të jenë prezentë në territore të ndryshme.

Mesditën e së dielës një zjarr i fuqishëm ra në fshatin Dobraç të njësisë administrative Rrethina duke rrezikuar disa banesa.

Zjarri fillimisht ka rënë në një pikë grumbullimi të automjeteve të përdorura ku janë djegur rreth 20 prej tyre.

Banorët e alarmuar kanë njoftuar menjëherë, ndërsa edhe ato vetë me mjete rrethanore janë aktivizuar për shuarjen e zjarrit.

Terreni fushor ka bërë të mundur qe zjarrfikëset të ndërhyjnë pa problem dhe të bëjnë lokalizimin dhe më pas shuarjen e zjarrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat