Ujësjellësi propozon rritjen e çmimit të ujit

Shkodra

Ujësjellësi propozon rritjen e çmimit të ujit

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:33
Ujësjellësi në Shkodër

Ujësjellësi në Shkodër propozon rritjen e tarifës së ujit për qytetarët dhe bizneset, duke argumentuar se bëhet fjalë për njehsim tarife. Propozimi u kundërshtuar ashpër nga qytetarët gjatë një dëgjese publike, të cilët thanë se nuk marrin shërbime nga Ujësjellësi që të paguajnë më shumë. Përfaqësuesit e ERRU kërkuan transparancë në mënyrë që humbjet nga defektet të mos u faturohen qytetarëve.

As gjysma e territorit të bashkisë së Shkodrës nuk mbulohet me shërbim nga ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime, por një gjë e tillë nuk e ka penguar atë të propozojë rritjen e tarifës së ujit për konsumatorët dhe bizneset.

10 lekë për familjarët e pajisur me matësa dhe 100 lekë për ato që paguajnë afrore janë propozimet e Ujësjellësit, gjatë një degjese publike, ku qytetarët pjesmarrës e kundërshtuan.

Drejtuesit e ndërmarrjes së ujesjellësit sqaruan se propozimi ka të bëjë me njehsimin e  tarifës, por anëtarja e komisionit të Entit RRegullator të ujit Fatime Imeraj kundërshtoi këët argument.

Fatime Imeraj, anetare e ERRU:  Nëse nuk jemi për një rritje tarife ku është dallimi mes kësaj që thoni, rritje tarife dhe unifikim tarife?!  Nëse nuk ka rritje tarife atëherë nuk duhet të ishte bërë fare kjo seancë.

Mark Molla, drejtor i nd/ujesjelles – kanalizime Shkodër: E them unifikim  tarife sepse nëse njësitë administrative marrin ujë më pak dhe nga ujësjellësa të amortizuar, njësita administrative sot trajtohen me vlerë të cmimit të ujit me 50 lekë. Ne kemi kërkuar një rritje 10 lekë për m3.

Vetë kreu i entit rregullator Ndriçim Shani kërkoi me shumë transparencë dhe përgjegjesi nga drejtuesit e ndërmarrjes përballë qytetareve. Nuk duhet të rëndojmë paguesit e rregullt me rritje faturash për të mbuluar defektet apo debitë e familjeve të tjera tha ai.

Ndriçim Shani, drejtor i ERRU: Detyra e ndërmarrjes është që të jetë bindëse për të paraqitur realitetin e këtyre problemeve dhe përpjekjet reale që bën për zgjedhjen e tyre.

Aktualisht në qytetin e Shkodres pagesa e ujit shkon në masën 77%, por në 10 njësitë administrative nuk kap as 50%, duke rritur kështu defiçitin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat