Sërish tensione në Shkodër, të rinjtë e FRD protestojnë kundër ardhjes së Ramës

Shkodra

Sërish tensione në Shkodër, të rinjtë e FRD protestojnë kundër ardhjes së Ramës

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:37
Perplasje ne Shkoder

Forumi Rinor i Demokratëve ka bllokuar urën e Bahçallëkut në shenjë proteste për vizitën e Ramës në Shkodër, në një takim me të rinjtë socialistë.

Të rinjtë e FRD kanë protestuar teksa në duar mbajnë një sërë pankartash, të cilat shkruajnë “Po Republikës së Re”

Rama pritet që të nisë së shpejti takimin e tij me të rinjtë socialistë në qendër të Shkodrës.

Këetë të hënë po në Shkodër, ka patur një përplasje mes socialistëve dhe bashkisë së drejtuar nga demokratët. Me vendim të Bashkisë së Shkodrës, u vendos një çadër në kuadër të sensibilizimit, në ditën e familjes, por një veprim i tillë nuk është lejuar nga policia, e cila nuk ka lejuar vendosjen e tendës, me argumentin se 5 iorë më pas, do të zhvillohej mitingu i kryeministrit.

Në reagim për situatën e krijuar këtë mesditë, kryebashkiakja Violtana Ademi i  bëri thirrje kryeministrit që të mos provokojë:

“Sot Policia e Shtetit ne menyre te jashtligjshme nderhyri per te mos lejuar aktivitetin qe organizohej nga Bashkia Shkoder me arsyen pa arsye se pese ore me vone ka takim Partia Socialiste.   I bejme thirrje Edi Rames te mos provokoje, se shume perpara, ne orarin kur ka takim ne rrugen perpara Prefektures Shkoder, ashtu sikurse e ka lajmeruar, rruga do te jete e lire.”- do të shprehej Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat