Të shtëna me armë dhe grushte në selinë e Partisë Socialiste në Shkodër

Shkodra

Të shtëna me armë dhe grushte në selinë e Partisë Socialiste në Shkodër

Më: 25 prill 2017 Në ora: 23:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ishte parashikuar që të inagurohej mbremjen e së martes por situata ka precipituar në dhunë fizike dhe deri në nxjerrjen e armëve nga brezi.

Situata e paprecedentë ka ndodhur në selinë e re të partisë socialiste të Shkodres pranë poliklinikës.

Çdo gjë ka ndodhur ndërsa po zhvillohej një mbledhje ku I pranishëm ka qënë edhe koordinatori I partisë socialiste për qarkun e  Shkodres Ditmir Bushati I shoqëruar nga antarët e kryesisë si dhe drejtuesit e kesaj force politike. 

Në fund të mbledhjes një nga antarët e kryesisë ka thirrur drejtorin e OSHEE- së për veriun e vendit Ersi Sulejmani dhe pasi kanë ndrruar disa muhabete e ka qëlluar disa herë në kokë.

Përballë kësaj situate ka tentuar të ndërhyjë një tjetër antar por edhe ky I fundit është qëlluar disa herë ndërsa situata ka preciputuar kur njëri nga të pranishmit ka nxjerrë pistoletën nga brezi. 

Në këtë moment antarët e kryesise kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila ka ndërhyre menjëherë duke shmangur cdo lloj ngjarje të parecedentë që mund të krijohej.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë deri në këto momente nu ka asnjë përson të shoqëruar ndërsa 3 përsona kanë marrë plagë në kokë përfshi këtu edhe drejtorin e OSHEE- së Sulejmanin. 

Burime nga partia socialiste bëjnë të ditur për "Rozafa" se shka I kësaj ngjarjeje është bërë pikërisht pakenaqësit e akomoluara nga përfaqësuesit e socialistëve në Shkoder pasi prej muajsh në postet drejtuese të drejtorive kryesore ne Shkoder janë të emëruar njerëz nga Tirana. Kjo ka bërë që pakenaqësitë të vijnë në rritje duke precipituar deri në përleshje fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat