Përdhunimet e jetimeve në Shkodër, gjykata lë të lirë 2 kujdestaret dhe ish drejtoreshën

Shkodra

Përdhunimet e jetimeve në Shkodër, gjykata lë të lirë 2 kujdestaret dhe ish drejtoreshën

Më: 13 prill 2017 Në ora: 11:23
Shtëpia e Fëmijës

Detyrim paraqitje ka qenë vendimi i gjykatës së Shkodrës për 3 ish punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës, të cilat akuzoheshin për shpërdorimin e detyrës, duke lënë që disa prej të miturave të dhunoheshin seksualisht e fizikisht.

Lirinë e ka fituar edhe ish drejtoresha e institucionit Albana Llazani, si dhe dy ish punonjëset Najada Rramolli e Rafaela Camaj.

Ish-drejtorja Llazani akuzohet për rastin e 4 vajzave të mitura të shtëpisë së fëmijës të cilat u abuzuan seksualisht dhe për dhunimin brenda institucionit të disa fëmijëve të tjerë. 

Tre vajza 14 vjeçare janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Sipas organit të akuzës këto ngjarje kanë ndodhur gjatë fundjavave, kur vajza dilnin nga jetimorja për bamirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat