Banorët e Shkodrës në protestë: Rregulloni rrugën ose do bojkotojmë zgjedhjet

Shkodra

Banorët e Shkodrës në protestë: Rregulloni rrugën ose do bojkotojmë zgjedhjet

Më: 4 mars 2017 Në ora: 11:27
Banorët e Shkodrës në protestë

Ditën e sotme, banorët e fshatit Bardhanjor të njësisë administrative Rrethina kanë dalë në protestë. Ata po protestojnë për të kërkuar rregullimin e rrugës, në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh. Sipas banorëve, rruga është e amortizuar prej 30 vitesh por askush nuk ndërhyn për rregullimin e saj.

Banorët të cilët po protestojnë kanë kërcënuar se nëse nuk merren masa do bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. “Jemi të zhgënjyer nga të gjitha forcat politike”, kanë thënë banorët, duke shtuar se, “vetëm premtojnë por nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Boll më! Nëse nuk na e rregullojnë rrugën, mos të vijnë të kërkojnë votën se nuk do shkojmë të votojmë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat