Policia e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle mbrëmjen e të hënës në mjedise ku dyshohet se përdoreshin droga të forta.
Në një nga këto mjedise në krye të operacionit të policisë është parë edhe shefi i Rendit, Saimir Rustemi.
Gjatë kontrollit janë gjetur njolla gjaku, shiringa dhe mjete të tjera që përdoren për marrjen e drogës nga përdoruesit.
Televizioni lokal i Shkodërs “Antena Televizion” ka publikuar pamje të këtij aksioni, i cili është zhvilluar në pjesë të ndryshme të qytetit.