Shkodër, asgjësohen 11 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës

Shkodra

Shkodër, asgjësohen 11 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 14:27
Ilustrim

Policia shkatërroi 11.308 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 62 parcela në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër.

Gjatë aksionit sekuestroi një armë zjarri tip mitraloz, si dhe shpalli në kërkim 3 persona nën akuzën e kultivimit. 

Të 3 të kërkuarit janë nga fshati Bruçaj i njësisë Pult. Policia pasi regjistroi provat shkatërroi të gjitha parcelat me anë të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat