Drogë, armë e municione në Shkodër, dy në pranga e një në kërkim

Shkodra

Drogë, armë e municione në Shkodër, dy në pranga e një në kërkim

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 14:30
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “New Start”, ku ka sekuestruar drogë (marihuanë dhe cannabis), armë e municione, teksa ka arrestuar dy shtetas dhe një i tretë shpallet në kërkim.

U arrestuan: Ndrek Lacuku, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Franc Toma, 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike kryer në bashkëpunim ” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal. 

U shpall në kërkim: K.L, 25 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë më datë 01.09.2016 pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale : 

• 11, 4 kg lendë narkotike e llojit Marihuanë 

• 237, 2 gr farë e bimëve narkotike Canabbis Sativa 

• një armë zjarri e tipit pistolete Jugosllave, model 57 dhe 13 copë fishekë pistolete 9 mm, dhe 6 copë fishekë pistolete model 54

 • një dylbi pushke snaiper 

• një rradio marrëse-dhënëse 

• një elektrik elektroshot 

• një palë doreza 

• një automjet tip Ford me targë AA257LO 

Materialet hetimore i’u përcollën për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat