Shkodër, asgjësohen 15 mijë rrënjë kanabis në Shosh e Shalë

Shkodra

Shkodër, asgjësohen 15 mijë rrënjë kanabis në Shosh e Shalë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 08:49
Kanabis

Vijon pa ndërprerje operacioni antikanabis në rrethinat e Shkodrës. 27 parcela me rreth 14 718 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar ditën e djeshme në Shosh e Shalë.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pushkë. Nga shërbimet e DVP-së Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin  e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë autorëve.

Materialet Proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat