Frika për gjakmarrje, ngujohet familja e autorit që vrau elektriçistin e OSHEE-së në Shkodër

Shkodra

Frika për gjakmarrje, ngujohet familja e autorit që vrau elektriçistin e OSHEE-së në Shkodër

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 15:48
Ilustrim

Ndërkohë që familja e elektricistit Zamir Velaj, vrarë një natë më parë me thikë teksa ishte duke punuar, ka hapur dyert e mortit, familja e autorit Martin Zefi është ngujuar.

“News24” raporton se familja e autorit i friket ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Policia e Shkodrës ka marrë në ruajtje banesën e autorit të krimit Martin Zefi për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme për faktin se familjet e viktimës dhe ajo e autorit janë jo shumë larg njëra­ tjetrës. 

Vetë banorët e Oblikës janë të shokuar nga kjo ngjarje ndërsa thonë se e dënojnë aktin e kryer nga autori. 

Ngjarja ndodhi mbrëmë, pasi viktima nuk pranoi të rilidhte energjinë, e ndërprerë prej 1 jave, pasi familja Zefi kishte një debi prej 500 mijë lekësh. 

Në debat e sipër, autori e qëlloi atë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat