Miliarderi japonez, turisti i parë që do të udhëtojë në Hënë

Shkencë & Teknologji

Miliarderi japonez, turisti i parë që do të udhëtojë në Hënë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:40
Miliarderi japonez Yusaku Maezawa

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa, i cili u pasurua me shitjen on-line të veshmbathjes dhe i cili është koleksionist i veprave të artit modern, do të jetë turisti i parë, i cili do të udhëtojë rreth Hënës, që do ta organizojë kompania private amerikane “Space X”. Udhëtimi është planifikuar rreth vitit 2023, ka deklaruar themeluesi i kompanisë Elon Musk.

“Do të ftoj prej gjashtë deri tetë artistë nga bota të më shoqërojnë në misionin rreth Marsit në vitin 2023”, ka thënë Maezawa dhe ka shtuar se udhëtimi për artistët do të jetë falas. Kjo do të jetë udhëtimi i parë i njerëzve rreth Hënës pas përfundimit të misionit Apolo 1972. Deri tani këtë e kanë bërë 24 amerikanë, 12 prej të cilëve kanë ecur në Hënë.

Ndërkaq, njoftimi për fluturimin e 42-vjeçarit japonez i bërë nga qendra e “SpaceX’s Headquarters” në Hawthorne, të Kalifornisë, ka marrë dhenë. Kompania u shpreh se fluturimi në bordin e Big Falcon Rocket (BFR) – një sistem nisjeje që u prezantua nga Musk në 2016-tën – përfaqësonte “një hap të rëndësishëm drejt çeljes së mundësive për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”. Më herët në twitter, Musk e kishte lënë të kuptohet se pasagjeri do te ishte nga Japonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat