Microsoft: Kemi zbuluar hakerët e rinj rusë dhe tashmë kanë sulmuar

Shkencë & Teknologji

Microsoft: Kemi zbuluar hakerët e rinj rusë dhe tashmë kanë sulmuar

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:30
Ilustrim

Kompania amerikane Microsoft njoftoi sot se ka zbuluar sulme të reja të hakerëve rusë ndaj organizatave politike në SHBA përpara zgjedhjeve të vjeshtës për Kongresin.

Gjiganti i teknologjisë tha se një grup hakerësh të lidhur me qeverinë ruse bënë domene të rrejshme të internetit që i ngjante dy organizatave konservatore, Institutit Hudson dhe një Institutit ndërkombëtar republikan.

Tri ueb faqe të rreme u bënë për t'u dukur si vend i Senatit amerikan. Microsoft nuk ka ofruar përshkrime të tjera të faqeve të rreme, transmeton AP.

Microsoft tha se sulmet janë kryer nga një grup hakerësh "Strontium", i cili njihet edhe si "Fancy Bear" ose "APT28".

Hetuesi special Robert Muller, i cili shqyrton lidhjet midis selisë së Donald Trump me qeverinë ruse, ka lidhur grupin e hakerëve me shërbimin e inteligjencës ruse, GRU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat