Periudha më e nxehtë ende s’ka ardhur, alarmojnë shkencëtarët

Shkencë & Teknologji

Periudha më e nxehtë ende s’ka ardhur, alarmojnë shkencëtarët

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 23:17
Ilustrim

Bota mund të jetë duke hyrë në një periudhë të ngrohtë që do të rrisë temperaturat mesatare mes katër dhe pesë gradë Celcius dhe nivelin e detit mes 10 dhe 60 metra, sipas një studimi të publikuar sot.

Instituti i Potsdamit për Kërkime mbi Impaktin Klimatik tha se një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka përcaktuar se një periudhë e ngrohtë nuk mund të mënjanohet edhe sikur të gjitha vendet të aplikojnë marrëveshjen e Parisit për limitimin e ndryshimit klimatik.

Shkencëtarët tregojnë se “ky proces do të sjellë shkrirjen e akujve të Grënlandës dhe të akullnajave polare, duke argumentuar se kjo do të rrisë ndryshimin klimatik duke lëshuar në atmosferë metan dhe gazra të tjera të fuqishme që rrisin efektin serrë”.

“Shkencëtarët duhet të fokusohen në përcaktimin e rreziqeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hans Joachim Schellnhuber, kreu i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Impaktin Klimatik dhe një prej bashkëautorëve të këtij raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat