Studimi mbi klimën: 5 vitet e ardhshme, përvëluese

Shkencë & Teknologji

Studimi mbi klimën: 5 vitet e ardhshme, përvëluese

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të kthyer 5 vitet e ardhshme në vite jashtëzakonisht të nxehta.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet natyrore do të rrisin mundësinë e “motit tejet të nxehtë” në ujërat e oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve. Konkluzionet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”.

“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur një ndryshim klimatik afatgjatë”, ka thënë shkencëtari për klimën nga Universiteti i Brestit në Francë, Florian Sevellec. “Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën 5 vitet e ardhshme”, ka shtuar ai.

Temperatura mesatare e Tokës ka pasur gjithnjë luhatje. Mirëpo ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata të gazrave serë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, janë cilësuar arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve.

Marrëveshja për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 kërkon një përpjekje globale për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius, apo 1.5 nëse është e mundur. Sidoqoftë, sipas tendencave aktuale, Toka do të shkojë drejt një ngrohjeje dy herë më të madhe sesa ky kufi, para fundit të këtij shekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat